Kurti e kandidoi Hajrulla Çekun në Prishtinë, Ramabaja me deklaratë që s'do t'i pëlqejë Bajqinovcit: Ka qenë kandidat i byfeve - Gazeta Express
string(122) "kurti-e-kandidoi-hajrulla-cekun-ne-prishtine-ramabaja-me-deklarate-qe-sdo-ti-pelqeje-bajqinovcit-ka-qene-kandidat-i-byfeve"

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 11:00

Kurti e kandidoi Hajrulla Çekun në Prishtinë, Ramabaja me deklaratë që s’do t’i pëlqejë Bajqinovcit: Ka qenë kandidat i byfeve

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 11:00

Analisti politik, Sadri Ramabaja, i cili është përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se anëtari i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, s’ka qenë asnjëherë opsion i partisë për ta kandiduar për kryetar të kryeqytetit.

Ramabaja tha se ai ka qenë “opsion i byfeve”, por jo real, ndërsa ka mbështetur kandidimin zyrtar të partisë për Hajrulla Çekun kryetar të Prishtinës.

“Ka qenë opsion i byfeve po, por real jo. Ka ambicie ai dhe shumë mirë i ka bërë publike. Por, s’ka qenë ambicie reale”.

Ai tha se Bajqinovci s’ka as grup që e mbështet brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

“Struktura e Vetëvendosjes – është më se e vërtetë – një pjesë e mirë ka dashur që Glauk Konjufca të jetë kandidat”, tha ai në RTV Dukagjini.

Ai tha se Hajrulla Çeku është aktivist shumë aktiv brenda strukturave të Vetëvendosjes.

“Ai aktivitetin qq 20 vjet e bën në Prizren”. /Express/