Shumë refugjatë sirianë po rikthehen nga Turqia në vendlindje - Gazeta Express
string(61) "shume-refugjate-siriane-po-rikthehen-nga-turqia-ne-vendlindje"

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 10:32

Shumë refugjatë sirianë po rikthehen nga Turqia në vendlindje

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 10:32

Situata në Siri është e paqëndrueshme – megjithatë gjithnjë e më shumë refugjatë sirianë po kthehen nga Turqia në vendlindje. UNHCR: Numri i të kthyerve shenjë shprese.

Më shumë se 400,000 refugjatë sirianë të strehuar në Turqi janë kthyer në atdheun e tyre. Ministria e Brendshme turke njoftoi se që nga përmbysja e udhëheqësit sirian Bashar al-Assad në muajin dhjetor në Sirijanë kther 411,649 refugjatë sirianë. Fluksi i kthimit u përshpejtua gjatë verës me gati 140,000 të kthyer që nga mesi i qershorit.

Sipas shifrave zyrtare në Turqi jetojnë ende afërsisht 2.5 milionë refugjatë sirianë. Në vitin 2021 në Turqi u strehuan deri në 3.7 milionë refugjatë nga Siria.

Nga Gjermania vetëm 4,000

Krahasuar me Turqinë nga Gjermania janë kthyer në Siri shumë më pak refugjatë. Sipas Ministrisë së Brendshme nga Gjermania deri në fund të korrikut përmes programit të largimit vullnetar janë larguar për në atdheun e tyre vetëm 1,337 sirianë. Zëdhënësja e ministrisë deklaroi më tej se Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) po e ndjek nga afër situatën në Siri, e cila është shumë e paqëndrueshme. Sipas një hulumtimi të emisionit ARD Panorama numri i përgjithshëm i sirianëve që janë kthyer nga Gjermania në Siri është afërsisht 4,000 vetë.

Aktualisht në Gjermani jetojnë afërsisht një milion sirianë, shumica e të cilëve u larguan prej luftës dhe erdhën këtu në vitet 2014 dhe 2015.

UNHCR: Numri i të kthyerve shenjë shprese

Sipas drejtuesit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Filippo Grandi, në shtëpitë e tyre janë kthyer më shumë se dy milionë refugjatë sirianë. Numri i lartë i të kthyerve është “një shenjë shprese mes tensioneve rajonale në rritje”, tha Grandi. Kjo tregon “se na duhen zgjidhje politike – jo një valë tjetër paqëndrueshmërie dhe dëbimesh”, theksoi ai./DW/