Arrestohet një person i kërkuar me urdhër gjykate, i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë - Gazeta Express
string(92) "arrestohet-nje-person-i-kerkuar-me-urdher-gjykate-i-dyshuar-per-vrasje-te-rende-ne-tentative"

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 9:04

Arrestohet një person i kërkuar me urdhër gjykate, i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 9:04

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka zhvilluar një operacion të befasishëm në pjesën veriore të Prishtinës, ku ka arrestuar një person të kërkuar me urdhër gjykate për vepra të rënda penale.

I arrestuari është K.D., mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Ai kërkohej për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Operacioni u zhvillua nga njësitet e STP Veriut, në kuadër të veprimeve të vazhdueshme të Policisë së Kosovës për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar apo të dënuar për vepra penale.

Pas arrestimit, K.D. është dërguar në mbajtje për 48 orë, në koordinim me prokurorin e rastit.