Ndryshime në procedurat e rinovimit të vizave amerikane, Ambasada e SHBA-së në Tiranë jep detaje - Gazeta Express
string(95) "ndryshime-ne-procedurat-e-rinovimit-te-vizave-amerikane-ambasada-e-shba-se-ne-tirane-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 8:46

Ndryshime në procedurat e rinovimit të vizave amerikane, Ambasada e SHBA-së në Tiranë jep detaje

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 8:46

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka dalë me një njoftim lidhur me rinovimin e vizave.

Përmes një postimi në rrjetet e saj sociale, ambasada njofton se që prej datës 2 shtator 2025, do të mund të rinovohen me postë vetëm vizat e tipit B1/B2, të cilat janë ende të vlefshme, ose që janë më pak se 12 muaj që kanë skaduar.

Sakaq, për të gjitha llojet e tjera të vizave, do të kërkohet detyrimisht një intervistë.

“Duke filluar nga 2 shtatori 2025, vetëm vizat B1/B2 që janë ende të vlefshme OSE që kanë më pak se 12 muaj që kanë skaduar mund të rinovohen me postë. Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet një intervistë.

Nxisim aplikuesit për vizë të kontrollojnë faqen e ambasadës al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion më të detajuar mbi kërkesat dhe procedurat e aplikimit për vizë, si dhe për t’u informuar mbi statusin e funksionimit dhe shërbimet e ambasadës”, shkruan ambasada.