Deputeti i LDK-së: Edhe po të ketë marrëveshje me LVV-në, nuk votoj persona që kanë përçarë skenën politike - Gazeta Express
string(105) "deputeti-i-ldk-se-edhe-po-te-kete-marreveshje-me-lvv-ne-nuk-votoj-persona-qe-kane-percare-skenen-politike"

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 8:09

Deputeti i LDK-së: Edhe po të ketë marrëveshje me LVV-në, nuk votoj persona që kanë përçarë skenën politike

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 8:09

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi ka thënë se edhe po të ketë marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ai nuk do të votonte për anëtarë të VV-së të cilët ai ka quajtur “përçarës të skenës politike”.

Por, ai ka kujtuar se LDK ka dhënë qëndrimin e saj se nuk e voton asnjë kandidat të kësaj partie.

Xhaferi ka thënë se këta persona janë pjesë e kabinetit qeveritar.

“Nuk e votojmë asnjë kandidat të LDK-së. Unë personalisht edhe po të ketë marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së nuk votojë persona që kanë përçarë skenën politike në Kosovë dhe persona që e kanë bllokuar Prishtinën. Këtë persona janë një pjesë e kabinetit qeveritar”, ka thënë ai në Tëvë1.

Deputeti i LDK-së ka shprehur besimin se do të gjendet një rrugë për zhbllokimin e situatës në Kuvend.

Ai ka thënë se LVV duhet të reflektojë dhe se Albulena Haxhiu siç ka vlerësuar ai nuk ka të drejtë më të propozohet për kryetare të Kuvendit.

“Besoj që do të gjendet forcat dhe të tejkalohet situata dhe të ketë reflektim. Kanë mundësi të një marrëveshje politike. Ne jemi për konstituim, vendimet duhet të respektohen, votimi i hapur çel fronte të zgjidhje së problemit. Albulena Haxhiu nuk duhet të jetë më as propozim sepse i ka tejkalua kuotën e propozimit sipas aktgjykimit të Kushtetueses dhe besoj se do të ketë një kandidat tjetër”, ka thënë ai.