Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pirg të Maliqit.
Një 14-vjeçar dyshohet se ka goditur për vdekje me thikë bashkëmoshatarin pas një sherri në lokal. Krimi ka ndodhur rreth orës 17:30 të pasdites së sotme (14 gusht).
I mituri Erald Xhejo, ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra, ndërsa tjetri u dërgua për mjekim, pa rrezik jete dhe u mbajt për rreth katër orë nën mbikëqyrjen e Policisë, derisa u nxor me pranga në duar dhe u dërgua në Komisariat për hetime të mëtejshme.
Paraprakisht informohet se gjatë sherrit të miturit janë përleshur mes tyre, ku njëri ka përdorur thikën, teksa kanë marrë të dy plagë. Rrethanat dhe dinamika mbeten ende të panjohura dhe po hetohen. Por dyshohet se 14-vjeçarët kanë pasur sherr të mëparshëm mes tyre dhe janë ulur në lokal për t’u sqaruar. Në vend të sqarimit përfunduan në përleshje fizike, ku u përdor fatalisht edhe arma e ftohtë.