Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 16 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 31°C.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 10-35 km/h.