Sindikata e RTK-së, pasi zëdhënësi i qeverisë ua ‘preu’ shpresat për pagë, paralajmëron protesta të reja - Gazeta Express
string(100) "sindikata-e-rtk-se-pasi-zedhenesi-i-qeverise-ua-preu-shpresat-per-page-paralajmeron-protesta-te-reja"

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 7:04

Sindikata e RTK-së, pasi zëdhënësi i qeverisë ua ‘preu’ shpresat për pagë, paralajmëron protesta të reja

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 7:04

Sindikata e RTK-së, ka reaguar pasi zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu me anë të një satusi në Facebook ua preu shpresat për zgjidhje nga qeveria në detyrë.

Sindikata ka paralajmëruar protestë. Madje aty thuhet se nëse deri nesër nuk bëhet ekzekutimi i pagave, do të fillohet me protesta të pandërprera.

E plotë:

Njoftim për Protestë

Duke parë gjendjen e rënduar në RTK dhe situatën e kolegëve që vazhdojnë të punojnë pa ndal, pavarësisht se shumica nuk kanë as mundësitë financiare minimale për të ardhur në punë, Kryesia e Sindikatës së Punëtorëve të RTK reagon publikisht:

Nëse deri nesër nuk bëhet ekzekutimi i pagave për të gjithë punëtorët e RTK-së, nga fillimi i javës së ardhshme do të fillojmë me protesta të pandërprera në RTK, pa dallim sektori apo pozicioni pune.

U bëjmë thirrje për bashkim të gjithë punëtorëve të RTK-së – askush nuk mund të luajë me dinjitetin tonë, me ekzistencën e RTK-së dhe me familjet tona.

Kërkesa jonë është e qartë: Pagat menjëherë!

Kryesia e SPERTK