PDK e qartë: S’ka votë për Albulena Haxhiun - Gazeta Express
string(41) "pdk-e-qarte-ska-vote-per-albulena-haxhiun"

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 6:52

PDK e qartë: S’ka votë për Albulena Haxhiun

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 6:52

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, është shprehur optimiste për rezultatet e partisë në zgjedhjet lokale, veçanërisht në garën për Prishtinën.

Ajo tha se kandidatura e Uran Ismajlit është e fuqishme dhe se qytetarët po tregojnë vullnet për t’u rikthyer tek PDK në disa komuna.

“Beteja në Prishtinë është më interesante dhe kandidatura e PDK-së është e mirë. Me zotin Ismajli do të jemi më mirë. Pritshmëritë për PDK-në dhe për Ismajlin janë më të larta se në mandatin e fundit. Gara politike është më e lehtë tani”, tha Deliu ne rtv21

Ajo shtoi se PDK synon të ruajë votën në komunat ku ka fituar dhe të rrisë përfaqësimin e grave në listat për kandidate për kryetare komunash.

Deliu gjithashtu komentoi edhe zhvillimet e fundit, në komunën e Drensit, për çka u shpreh se ”PDK edhe në Drenas do të dalë mirë”.