Peci: LVV mund të propozojë gjithë kabinetin për kryetar Kuvendi, faji do t’i mbetet ish-opozitës - Gazeta Express
string(94) "peci-lvv-mund-te-propozoje-gjithe-kabinetin-per-kryetar-kuvendi-faji-do-ti-mbetet-ish-opozites"

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 6:51

Peci: LVV mund të propozojë gjithë kabinetin për kryetar Kuvendi, faji do t’i mbetet ish-opozitës

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 6:51

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka komentuar strategjinë e mundshme të Lëvizjes Vetëvendosje në përpjekjet për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se VV mund të paraqitet si palë konstruktive duke ofruar kandidatë për kryetar Kuvendi, ndërsa përgjegjësinë për bllokimin t’ia lërë opozitës.

“VV mund të thotë se i ofrova krejt këta kandidatë, dhe opozita është fajtore që nuk po voton konstituimin e Kuvendit. Mendoj se do t’i qesin të gjithë anëtarët e qeverisë si kandidatë për kryetar Kuvendi. Ish-opozita do të bie në një pozitë të palakmueshme, e cila mund të çojë në ‘minusra politikë’ – dhe këta minusra do t’i hajë ish-opozita”, tha Peci në RTV21.

Ai ka komentuar edhe qëndrimin e Vetëvendosjes pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth konstituimit të Kuvendit.

Ai shprehu shqetësimin e tij për heshtjen e këtij subjekti politik dhe sugjeroi se ajo mund të jetë një strategji për të vazhduar me të njëjtin qëndrim politik, pavarësisht aktvendimit.

“Heshtja e VV-së, ose që po e presin aktvendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, ma ngjall një lloj brenge, sepse mundohen ta gjejnë ndonjë fjalë për ta vazhduar njësoj”, tha Peci.