Egnatia tenton deri në fund, por eliminohet nga Liga e Konferencës - Gazeta Express
string(65) "egnatia-tenton-deri-ne-fund-por-eliminohet-nga-liga-e-konferences"

Futboll

Gazeta Express

14/08/2025 23:40

Egnatia tenton deri në fund, por eliminohet nga Liga e Konferencës

Futboll

Gazeta Express

14/08/2025 23:40

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia është përshëndetur nga garat europiane për këtë sezon.

Rrogozhinasit pësuan pas vazhdimeve nga ekipi slloven, Olimpija Ljubljana 2:4.

Në ndeshjen e parë në Slloveni, ekipi shqiptar ishte mbajtur duke barazuar pa gola, shkruan Gazeta Express.

Koha e rregullt u mbyll 2:2, teksa me një lojtar më pak, Egnatia arriti të barazonte dhe ta dërgonte ndeshjen në vazhdime.

Por kaq ishte fuqia e tyre, pasi në 30 minutat shtesë pësuan dy gola të tjerë, duke u eliminuar në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.