Thirrja e Uran Ismailit zgjon interesim, mbi 500 qytetarë të regjistruar në pak ditë - Gazeta Express
string(83) "thirrja-e-uran-ismailit-zgjon-interesim-mbi-500-qytetare-te-regjistruar-ne-pak-dite"

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 23:08

Thirrja e Uran Ismailit zgjon interesim, mbi 500 qytetarë të regjistruar në pak ditë

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 23:08

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se thirrjes së tij publike për t’iu bashkuar ekipit të tij që punon për Prishtinën, i janë përgjigjur mbi 500 qytetarë, të cilët janë regjistruar përmes platformës online www.kohaperprishtinen.com.

Kjo përfshirje vjen pas mesazhit të Ismailit për të mos qëndruar anash, por për t’u angazhuar aktivisht në ndërtimin e një Prishtine funksionale, të pastër dhe më të jetueshme. Sipas tij, synimi është krijimi i një lëvizjeje gjithëpërfshirëse qytetar, ku secili ka mundësinë të japë kontributin e tij në vendimmarrje dhe në zgjidhjen e problemeve të përditshme të kryeqytetit.

Kjo platformë synon të përfshijë të gjithë, pa dallime, që të punojnë për qytetin e Prishtinës, që sipas Uran Ismailit, nuk do të ketë asnjë ndërhyrje mes tij dhe qytetarëve gjatë qeverisjes së ardhshme 4 vjeçare.

Në një postim në rrjetet sociale, Ismaili ka falënderuar të gjithë ata që, siç u shpreh ai, “e duan një Prishtinë që funksionon”, duke i ftuar edhe të tjerët të bëhen pjesë e ekipit.

Regjistrimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, dhe çdo qytetar i interesuar mund të regjistrohet këtu.