Ballkani pëson thellë në Irlandë, eliminohet nga garat europiane - Gazeta Express
string(65) "ballkani-peson-thelle-ne-irlande-eliminohet-nga-garat-europiane-1"

Futboll

Gazeta Express

14/08/2025 22:51

Ballkani pëson thellë në Irlandë, eliminohet nga garat europiane

Futboll

Gazeta Express

14/08/2025 22:51

Ballkani është përshëndetur nga garat europiane për këtë sezon.

Suharekasit nuk arritën të shkonin më shumë se raundi i tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ishte skuadra irlandeze, Shamrock Rovers, pengesa që nuk mundi ta kalojë ish-kampioni i Kosovës.

Ballkani e nisi mirë, duke shënuar fitore 1:0 në Prishtinë në ndeshjen e parë, por dueli i kthimit ishte fatal për ta.

Në Irlandë, Shamrock Rovers shënoi fitore të thellë 4:0, duke e siguruar kualifikimin në play-off.

Gaffney me dy gola dhe Honohan e Burke me nga një ishin golashënuesit.

Kësisoj, Ballkani tani i rikthehet kampionatit të Kosovës që nis këtë fundjavë me synimin e qartë, titullin kampion të Kosovës.

Ndërkohë, Shamrock Rovers në play-offin e Ligës së Konferencës do të ketë punë me skuadrën Santa Clara të Portugalisë. /Gazeta Express/