Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se është zbuluar një mashtrim që ka bërë një kompani gjatë importit të mishit, përcjell TV21. Sipas Doganës, kompania ka dëmtuar buxhetin e shtetit me 7 milionë denarë.
“Inspektorët doganorë nga Sektori për Kontroll dhe Hetime, gjatë kontrollit të 21 importeve të mishit nga një importues, zbuluan një mashtrim doganor në vlerë prej shtatë milionë denarësh. Kontrolli shtesë i dokumenteve doganore të dorëzuara, si dhe analizat laboratorike, treguan se mishi ishte deklaruar me një kod tarifor të gabuar me normë doganore më të ulët, në vend të kodit tarifor të duhur me normë më të lartë. Kundër personave përgjegjës është parashtruar kallëzim penale për mashtrim doganor, ndërsa janë marrë vendime për pagesë shtesë të detyrimeve të shmangura në vlerë prej shtatë milionë denarësh”, thonë nga Drejtoria e Doganave.
tag_katrorimaqedoni_2