Pjesa e parë: Drita në disavantazh të lartë ndaj FCSB-së - Gazeta Express
string(55) "pjesa-e-pare-drita-ne-disavantazh-te-larte-ndaj-fcsb-se"

Futboll

Gazeta Express

14/08/2025 20:47

Pjesa e parë: Drita në disavantazh të lartë ndaj FCSB-së

Futboll

Gazeta Express

14/08/2025 20:47

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Dritës dhe FCSB, e vlefshme për rrethin e tretë kualifikues në Ligën e Europës.

Pas 45 minutave të parë, ekipi rumun po avancon 0:2, ndërsa 2:5 me rezultat të përgjithshëm.

Qysh në sekondat e parë, FCSB kaloi në avantazh me Cisottin që shënoi pas asistit nga Miculescu.

E pikërisht Miculescu ishte ai që shënoi për 0:2 në minutën e 18-të të ndeshjes.

Kampionen e Kosovës e pret punë shumë e vështirë, ku duhet t’i shënojë të paktën tre gola për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.