Vdes togerja e Policisë në Ferizaj, Suzana Krasniqi, vuante nga kanceri i mushkërive - Gazeta Express
string(82) "vdes-togerja-e-policise-ne-ferizaj-suzana-krasniqi-vuante-nga-kanceri-i-mushkerive"

Gazeta Express

14/08/2025 19:33

Vdes togerja e Policisë në Ferizaj, Suzana Krasniqi, vuante nga kanceri i mushkërive

Gazeta Express

14/08/2025 19:33

Ka vdekur Suzana Krasniqi, zyrtarja policore në rajonin e Ferizajt, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë, kancer në mushkëri.

Njoftimin për vdekjen e saj e bëri të ditur qytetari Agon Zhinipotoku me anë të një postimi në Facebook.

“Zoti të mëshiroftë me Xhennet Suzi. Faleminderit të gjithëve që kontribuuat që nga dje për togeren tonë Suzana Krasniqi”.

“Ajo sot ia dorëzoi shpirtin Zotit duke na lënë gjithmonë të pikëlluar, e gjithmonë krenar që ishte aq njerëzore, familjare e përkushtuar dhe e dashur nga të gjithë”, ka shkruar Zhinipotoku në Facebook.