Aeroplani qeveritar rus ulet në Alaska - Gazeta Express
string(38) "aeroplani-qeveritar-rus-ulet-ne-alaska"

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 19:27

Aeroplani qeveritar rus ulet në Alaska

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 19:27

Një aeroplan qeveritar rus sapo ka aterruar në Alaska përpara takimit Trump-Putin nesër, raporton Flightradar24.

Aeroplani u nis nga Moska në orën 7:50 të mëngjesit sipas orës lokale dhe u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Anchorage.

Ai hyri në hapësirën ajrore të SHBA-së rreth orës 5:15 të mëngjesit sipas orës lokale.

Sipas faqes së internetit të ndjekjes së fluturimeve Flightradar24, aeroplani mbante një delegacion rus. Nuk është e qartë nëse Vladimir Putin ishte në bord, raporton KosovaPress.