Kori i Filharmonisë së Kosovës e nis sezonin e ri me një paraqitje të veçantë dhe njëkohësisht debutimin në Gjermani, më 8 shtator nga ora 19:30.
Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, si dhe organizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Hamburg.
Programi “Horizonte” është një udhëtim muzikor që bashkon gjenerata dhe kultura, me vepra nga repertori ndërkombëtar koral dhe kompozitorë kosovarë – nga gjenerata e dytë deri te shkolla e re.