Presidenti amerikan Donald Trump planifikon të marrë pjesë në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin rus Vladimir Putin pas takimit të tyre nesër në Alaskë, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë, shkruan CNN.
Sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha “ky është plani” kur u pyet lidhur me konferencën për shtyp, të cilën e kishte njoftuar më herët Kremlini.
“Kështu nesër, herët në mëngjes, ai do të largohet nga Shtëpia e Bardhë për në bazën tonë të përbashkët ushtarake në Anchorage, Alaska, ku do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin Putin, i cili do të pasohet nga një drekë dypalëshe me delegacionet përkatëse nga të dy vendet, dhe më pas një konferencë për shtyp”, tha Leavitt për Fox News.
Leavitt konfirmoi se gazetarët do të jenë në gjendje t’u bëjnë pyetje të dy presidentëve.
Ajo shtoi se takimi do të jetë një mundësi për Trump “të ulet dhe ta shikojë presidentin rus në sy dhe të shohë çfarë përparimi mund të arrihet për ta çuar përpara topin për t’i dhënë fund kësaj lufte brutale dhe për ta rivendosur paqen”.