Studiuesi Agon Maliqi referuar RTK-së që ka mbetur pa paga qe dy javë dhe arsyetimeve të Qeverisë në detyrë se është çështje pamundësisë ligjore bartja e pagave të tyre pa u themeluar Kuvendi i Kosovës, tha se deputeti i Albin Kurti është “i pakonsideratë”.
Postimi i Maliqit:
Sa i pakonsideratë duhesh me qenë për jetët e njerëzve me i lanë 700 punëtorë të RTK-së pa rroga, duke u thirrur në teknikalitete ligjore, për mjete që tashmë i janë ndarë RTK-së me buxhetin e vitit 2025, ndërkohë që vetë si kryeministër bashkë me mininstra je në poste qeveritare në shkelje të ligjit (sipas Gjykatës Supreme)?
Dhe atë përkundër faktit se ekziston precedenti për transferimin e mjeteve në rrethana të ngjashme nga qeveria Hoti. Shumëkush mund të ketë vërejtje për punën e dobët të RTK-së dhe reforma e tij rrënjësore është pa dyshim e domosdoshme. Por ky është një presion i qartë ndaj transmetuesit publik për thellimin e kontrollit politik përmes një manovre që i trajton 700 familje si copa lecke.