Putin sugjeron që me SHBA-në mund të arrijnë një marrëveshje për armët bërthamore, derisa vlerëson përpjekjet "energjike" të Administratës Trump - Gazeta Express
string(141) "putin-sugjeron-qe-me-shba-ne-mund-te-arrijne-nje-marreveshje-per-armet-berthamore-derisa-vlereson-perpjekjet-energjike-te-administrates-trump"

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 14:26

Putin sugjeron që me SHBA-në mund të arrijnë një marrëveshje për armët bërthamore, derisa vlerëson përpjekjet “energjike” të Administratës Trump

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 14:26

Presidenti rus Vladimir Putin vlerësoi përpjekjet “energjike” të administratës Trump për të ndaluar luftën në Ukrainë dhe la të kuptohej se Moska dhe Uashingtoni mund të arrijnë një marrëveshje mbi kontrollin e armëve bërthamore gjatë samitit të tyre të premten në Alaska.

Para se të udhëtonte për në Alaska për t’u takuar me presidentin amerikan, Putin kryesoi një takim të enjten me zyrtarë të lartë rusë për t’i informuar ata mbi gjendjen aktuale të negociatave me SHBA-në për Ukrainën.

“Administrata aktuale amerikane… po bën, sipas mendimit tim, përpjekje mjaft energjike dhe të sinqerta për të ndaluar armiqësitë, për të ndaluar krizën dhe për të arritur marrëveshje që janë me interes për të gjitha palët e përfshira në këtë konflikt”, tha Putin, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Në fjalimin e tij të shkurtër, Putin tha se samiti me SHBA-në synon të “krijojë kushte afatgjata për paqe midis vendeve tona, si dhe në Europë dhe në botë në tërësi”.

Ai sugjeroi se kjo paqe më e gjerë mund të arrihet nëse, në “fazat e ardhshme” të diskutimeve me SHBA-në, “arrijmë marrëveshje në fushën e kontrollit mbi armët sulmuese strategjike”, duke iu referuar armëve bërthamore.

SHBA-ja dhe Rusia ranë dakord të kufizojnë arsenalet e tyre të armëve bërthamore sipas traktatit të ri START, i cili hyri në fuqi në vitin 2011. Sipas marrëveshjes, të dy vendet kishin shtatë vjet për të përmbushur kufizimet e përcaktuara në numrin e armëve bërthamore me rreze ndërkontinentale të vendosura që mund të kenë. Megjithatë, traktati do të skadojë në shkurt të vitit 2026.