Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se takimi i tij me kryeministrin britanik Keir Starmer këtë mëngjes ishte “produktiv” dhe se dy udhëheqësit “vazhdojnë t’i koordinojnë pozicionet”.
Në një postim në X, udhëheqësi ukrainas thotë se të dy kanë diskutuar pritshmëritë e tyre për takimin e së premtes në Alaskë dhe garancitë e sigurisë që Ukraina ka kërkuar për të siguruar një paqe “të qëndrueshme”.
Zelensky gjithashtu thotë se ka diskutuar “programet e mbështetjes” për ushtrinë dhe industrinë e mbrojtjes së Ukrainës, si dhe investimet në prodhimin e dronëve në Ukrainë.
“Po punojmë për këtë me Mbretërinë e Bashkuar dhe të gjithë partnerët tanë. Keir, faleminderit për mbështetjen tuaj!” përfundon Zelensky.