Tri klube të La Ligas e duan Kumbullën - Gazeta Express
string(38) "tri-klube-te-la-ligas-e-duan-kumbullen"

Futboll

Gazeta Express

14/08/2025 13:59

Tri klube të La Ligas e duan Kumbullën

Futboll

Gazeta Express

14/08/2025 13:59

Marash Kumbulla do të largohet përfundimisht nga Roma, ndërsa Cagliari është në bisedime me klubin kryeqytetas për t’i siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit shqiptar.

Mirëpo, për ish-futbollistin e Hellas Veronës, në garë kanë hyrë disa klube spanjolle pas paraqitjeve të tij të mira në Espanyol, ku luajti në sezonin e kaluar në formë huazimi.

Sipas gazetarit sportiv italian, Matteo Moretto, janë tre klube të La Ligas që e duan përfaqësuesin shqiptar: Alavesi, Mallorca e Vedat Muriqit dhe Sevilla, përcjell “Gazeta Express”.

Ndërkaq, për momentin Espanyoli është tërhequr nga interesimi për ta pasur përsëri në ekip Kumbullën pasi e ka të plotësuar fazën defanzive.

Në ditët në vazhdim mbetet të shihet se cila do të jetë preferenca e qendërmbrojtësit shtatlartë, i cili nuk bën pjesë në planet e Romës. /Gazeta Express