Organizimi i koleksionit të artit bashkëkohor në Bibliotekën e Arteve Bashkëkohore - Gazeta Express
string(82) "organizimi-i-koleksionit-te-artit-bashkekohor-ne-biblioteken-e-arteve-bashkekohore"

Arte

Gazeta Express

14/08/2025 13:49

Organizimi i koleksionit të artit bashkëkohor në Bibliotekën e Arteve Bashkëkohore

Arte

Gazeta Express

14/08/2025 13:49

Një grup i dedikuar bibliotekarësh dhe studiuesish ka punuar për evidentimin, klasifikimin dhe organizimin e koleksionit të artit bashkëkohor që ndodhet në Bibliotekën e Arteve Bashkëkohore, pjesë e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Koleksioni përfshin një gamë të gjerë materialesh të vlefshme, si:

– Libra tematikë dhe monografi për artistë vendorë e ndërkombëtarë

– Katalogje ekspozitash dhe retrospektivash

– CD, DVD dhe materiale digjitale me dokumentarë dhe performanca artistike

– Pllaka vinili dhe regjistrime arkivore audio eksperimentale

– Revista dhe botime periodike mbi zhvillimet bashkëkohore në art dhe kritikë artistike

– Kaseta manjetofoni

Tashmë, koleksioni është i hapur për studiues, artistë, studentë dhe publikun e gjerë, duke kontribuar në promovimin dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore bashkëkohore.