Gramsh: Polici futet në mes të flakës për ta shpëtuar të moshuarën - Gazeta Express
string(65) "gramsh-polici-futet-ne-mes-te-flakes-per-ta-shpetuar-te-moshuaren"

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 12:42

Gramsh: Polici futet në mes të flakës për ta shpëtuar të moshuarën

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 12:42

Ditëve të fundit, Shqipëria po përballet me vatra të shumta të zjarrit të cilët edhe po ua rrezikojnë jetën qytetarëve në disa zona.

Njëra prej vendeve më të prekura është edhe Gramshi.

Atje, kryepolici Alfred Zhupani, raportohet se ka bërë një akt heroik.

Zhupani thuhet se ka rrezikuar jetën e tij, për ta shpëtuar një grua të moshuar.

Ai ka hyrë mes tymit dhe flakët, duke e mbajtur gruan në krahë dhe vrapoi për ta larguar nga zona e rrezikut, pa menduar për pasojat.

Kjo ngjarje ka bërë bujë dhe fotografia ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.