Serbia thotë se ka arrestuar dy shqiptarë me pretendimin për krime lufte - Gazeta Express
string(72) "serbia-thote-se-ka-arrestuar-dy-shqiptare-me-pretendimin-per-krime-lufte"

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 12:26

Serbia thotë se ka arrestuar dy shqiptarë me pretendimin për krime lufte

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 12:26

Autoritetet serbe kanë raportuar se kanë arrestuar dy shqiptarë në pikën kufitare të Horgoshit me dyshimin për krime lufte të kryera në Kosovë në vitin 1999.

Siç njofton Kossev, kjo u bë e ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Siç raportohet, të arrestuarit janë X. E. (1976) dhe B. E. (1973). Siç deklaroi ai, ata u  arrestuan me të hyrë në Serbi.

Sipas mediave serbe. ky është njoftimi i parë publik nga Ministri i Brendshëm në lidhje me arrestimet gjithnjë e shpeshta të ish-anëtarëve të UÇK-së që kalojnë nëpër Serbi.