Gjykata ia cakton një muaj paraburgim Ramadan Morinës, i dyshuar për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë në Malishevë - Gazeta Express
string(116) "gjykata-ia-cakton-nje-muaj-paraburgim-ramadan-morines-i-dyshuar-per-krime-lufte-ndaj-civileve-shqiptare-ne-malisheve"

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 12:20

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim Ramadan Morinës, i dyshuar për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë në Malishevë

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 12:20

Pas më shumë se katër orësh ka dalë nga gjykata Ramadan Morina, i cili u arrestua të martën nën dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999 në Kosovë.

Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj tij ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

Prokuroria Speciale e Kosovës po e heton Morinën  se mori pjesë në masakrimin e 34 civilëve shqiptarë në një fshat të Malishevës.

“R.M. dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, më 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria tha se kundër të dyshuarit ka siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve të ngjarjes dhe të të mbijetuarve.

Pamjet: T7