Në të gjithë vendin situata e krijuar nga zjarret është përmirësuar falë angazhimit të strukturave shtetërore.
Kryeministri Edi Rama shprehu sot mirënjohjen ndaj Forcave Komando, të cilët pastruan vatrat e zjarrit gjatë gjithë vijës së Sopotit, mes Delvinës dhe Gjirokastrës.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau momente nga puna e Forcave Komando, që kanë punuar gjatë gjithë natës dhe deri në mëngjes për shuarjen plotësisht të zjarreve.
“Një falënderim i posaçëm me mirënjohje për Forcat Komando, të cilat gjatë gjithë natës deri në mëngjes u bënë një vlerë e shtuar në pastrimin nga çdo vatër të të gjithë vijës së Sopotit, mes Delvinës dhe Gjirokastrës, 10 km front zjarri që tanimë është qetësuar plotësisht”, theksoi Rama.