Anëtari i VV'së e merr zyrtarisht detyrën e drejtorit të ATK'së, në ceremoni i pranishëm edhe Murati - Gazeta Express
string(97) "anetari-i-vvse-e-merr-zyrtarisht-detyren-e-drejtorit-te-atkse-ne-ceremoni-i-pranishem-edhe-murati"

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 12:20

Anëtari i VV’së e merr zyrtarisht detyrën e drejtorit të ATK’së, në ceremoni i pranishëm edhe Murati

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 12:20

Sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së drejtorit të ri të Administratës Tatimore të Kosovë. Drejtori i vjetër, Ilir Murtezaj, ia dorëzoi detyrën drejtorit të ri, Mentor Hyseni, që është anëtar i VV’së.

Në ceremoni mori pjesë edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

“Në këtë ceremoni mori pjesë Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati, i cili falënderoi z. Murtezaj për punën dhe rezultatet e arritura gjatë mandatit të tij, duke theksuar se kontributi i tij ka qenë i rëndësishëm në rritjen e të hyrave buxhetore dhe përmirësimin e shërbimeve tatimore. Ministri Murati gjithashtu uroi z. Hyseni për detyrën e re, duke i ofruar mbështetjen e plotë të ministrisë për të avancuar më tej reformat dhe për të forcuar kulturën e llogaridhënies dhe transparencës në sistemin tatimor të Kosovës.”

Murtezaj ka falënderuar stafin për bashkëpunimin dhe përkushtimin.

“Z. Murtezaj falënderoi stafin e ATK-së për bashkëpunimin dhe përkushtimin gjatë viteve të tij në detyrë, duke theksuar se suksesi i institucionit është rezultat i punës së përbashkët. Ai i uroi  suksese drejtorit të ri z. Hyseni në realizimin e objektivave strategjike të Administratës Tatimore.”

Hyseni tha se do ta ushtrojë detyrën me profesionalizëm, integritet dhe dinjitet.

“Nga ana tjetër, z. Hyseni shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë dhe theksoi se do ta ushtrojë detyrën me profesionalizëm, integritet dhe dinjitet, duke vënë në prioritet ngritjen e transparencës, përmirësimin e efikasitetit, si dhe shërbimet ndaj tatimpaguesve. Ai po ashtu, u zotua se do të punojë ngushtë me stafin e ATK-së dhe partnerët institucionalë për të garantuar mbledhjen e drejtë dhe të barabartë të të hyrave buxhetore, në përputhje me ligjin dhe në të mirë të interesit publik. Administrata Tatimore e Kosovës mbetet e angazhuar në përmbushjen e misionit të saj për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.”