VV e kandidon në Istog dhëndrin e biznesmenit që Qeveria e shpërbleu me tenderë të veturave - Gazeta Express
string(91) "vv-e-kandidon-ne-istog-dhendrin-e-biznesmenit-qe-qeveria-e-shperbleu-me-tendere-te-veturave"

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 11:56

VV e kandidon në Istog dhëndrin e biznesmenit që Qeveria e shpërbleu me tenderë të veturave

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 11:56

Lëvizja Vetëvendosje para disa ditësh ka kandiduar për kryetar komune të Istogut Astrit Bujupajn.

Bujupaj është dhëndër i pronarit të kompanisë “Mercom” e cila muajt e fundit është shpërblyer me kontrata multimilionëshe nga Qeveria Kurti.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, tre muaj më herët edhe ka vizituar këtë kompani si një prej ndërmarrjeve të suksesshme në Republikën e Kosovës.

Portali Frontonline, ka publikuar dje kontratat e kësaj qeverie me kompaninë “Mercom”.

Sipas saj, një pjesë e madhe e ministrive, përfshi edhe Kuvendin e Kosovës dhe Presidencën, kanë marrë vetura në vlera qindra mijëra euro.

Më shumë se 1.3 milion euro kanë shpenzuar vetëm disa Ministri të Qeverisë Kurti për blerjen e veturave zyrtare gjatë periudhës gjashtë mujore (janar-qershor 2025), raporton portali FrontOnline.

Bazuar në raportin 6-mujor të buxhetit të këtij viti, sipas FrontOnline, këto Ministri kanë shpenzuar shuma të konsiderueshme financiare në blerjen e veturave zyrtare: Ministria për Kthim dhe Komunitete ka blerë 160,000 € vetura zyrtare, Ministria e Zhvillimit Rajonal ka blerë 100,000 € vetura zyrtare, Ministria e Jashtme ka blerë 200,000 € vetura zyrtare, Ministria e Financave ka blerë 430,000 € vetura zyrtare, Ministria e Bujqësisë ka blerë 54,000 € vetura për inspektoratin e AUV-së, Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës ka blerë 240,000 € vetura për terren dhe testimin e kandidatëve, Ministria e Brendshme ka blerë 100,000 € vetura zyrtare.

Gjithashtu, sipas këtij raporti të FrontOnline, Presidenca dhe Kuvendi blenë 332,000 Euro vetura zyrtare.

Sipas raportit 6-mujor të buxhetit, Kuvendi i Kosovës në gjysmën e parë të këtij viti ka shpenzuar 212 mijë euro në blerjen e veturave zyrtare, ndërsa Zyra e Presidentes, Vjosa Osmani, ka shpenzuar 120 mijë euro vetura zyrtare për delegacione protokollare.