Futbollistët e Chelseat i emocionojnë të gjithë, një pjesë të bonuseve nga Botërori i Klubeve ia ndajnë familjes së Diogo Jotas - Gazeta Express
string(126) "futbollistet-e-chelseat-i-emocionojne-te-gjithe-nje-pjese-te-bonuseve-nga-boterori-i-klubeve-ia-ndajne-familjes-se-diogo-jotas"

Futboll

Gazeta Express

14/08/2025 11:24

Futbollistët e Chelseat i emocionojnë të gjithë, një pjesë të bonuseve nga Botërori i Klubeve ia ndajnë familjes së Diogo Jotas

Futboll

Gazeta Express

14/08/2025 11:24

Chelsea e ka bërë një veprim të jashtëzakonshëm për familjen e Diogo Jotas pas vdekjes tragjike të ish-sulmuesit të Liverpoolit.

Jota vdiq pas një aksidenti me veturë në provincën Zamora në Spanjë në muajin e kaluar së bashku me vëllain e tij, Andre Silva, shkruan “Gazeta Express”.

Liverpooli bëri homazhe për 28 vjeçarin në ndeshjen e parë që e zhvilloi në “Anfield Road” në miqësoren kundër Athletic Bilbaos.

Ndërkohë, thuhet se “Reds” kanë vendosur që rrogën e kontratës së futbollistit, deri në fund të saj, t’ia paguajnë familjes së të të ndjerit.

E tash edhe Chelsea e bëri një gjest fantastik.

Mediat britanike raportojnë se futbollistët e “Blues” kanë vendosur që një pjesë të shpërblimeve të tyre t’i ndajnë me familjen Jota.

Futbollistët e klubit londinez në total do t’i merrnin rreth 15 milionë euro, ndërsa një pjesë të tyre e kanë ndarë për familjen e Diogo Jotas dhe të vëllait të tij, Andre Silva.

Ky është një gjest që i emocionon të gjithë, duke e shfaqur solidaritetin ndaj familjeve të atyre që s’janë më me ne. /Gazeta Express