Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti, ka kritikuar qeverinë në detyrë për emërime partive në pozita të larta publike.
Duke aluduar në emërimin e djeshme të drejtorit të ATK-së, i cili ka qenë ish-kandidat i VV-së për deputet, ai ka thënë se veprime e tilla nuk arsyetohen.
Në profilin e tij në “Facebook”, Rashiti ka shkruar se emërimi i militanteve partia në pozita të larta publike është bërë i mundu përmes ndryshimeve ligjore ne kundërshtim me vlerat dhe kriteret e karrierës.
“Ne vitet pas pavaresise edhe jane bere emerime politike e nepotike….Nuk arsyetohet por ka pasur njerez pak ne sistem. Por ne vitin 2025, asessi nuk arsyetohet emerimi i partiakeve e jo-kompetenteve ne adminstrate dhe pozita menaxheriale. Kjo eshte bere e mundur permes ndryshimeve ligjore ne kundershtim me vlerat dhe kriteret e karieres. Logjika e shendoshe do te thoshte se qeverite ne vitin 2025 do ta benin shume me mire se ne vitin 2010-12-16-18-20 etj. Qeverisja dhe llogaridhenja do te ishte dashur te avansohej nga nje qeveri te tjetra. Kjo do te ishte perparim…”, ka shkruar Rashiti.