Ousmane Dembele iu afrua edhe më shumë trofeut të Topit të Artë pas paraqitjes brilante që e bëri mbrëmë kundër Tottenhamit në Superkupën e Evropës.
Asistim vendimtar, gol nga penalltia dhe një trofe më shumë, shkruan “Gazeta Express”.
Ylli francez u zgjodh me plot meritë “Lojtari i ndeshjes” pasi e ndihmoi ekipin e Luis Enriques që ta ngriste lartë një tjetër trofe.
E duket se më së shumti këtij trofeu do t’ia shohë hairin vetë ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe Barcelonës.
Sulmuesi i krahut është njëri prej favoritëve për ta fituar Topin e Artë, ndërsa gjasat ju shtuan dhe mundësia iu përforcua pas paraqitjes së mbrëmshme.
Kundër-kandidatë të tij për ta fituar Topin e Artë janë dy lojtarët e Barcelonës, Lamine Yamal e Raphinha.
Dembele ka qenë vendimtar tek PSG-ja në ndeshjet më të rëndësishme në këtë vit.
Prandaj edhe me meritë ai konsiderohet si favorit për ta fituar këtë çmim prestigjioz individual. /Gazeta Express
⚽️🅰️ vs Arsenal
🅰️🅰️ vs Aston Villa
⚽️ vs Liverpool
⚽️⚽️ vs Brest
⚽️⚽️⚽️ vs Stuttgart
⚽️ vs Manchester City
🅰️ vs Atlético Madrid
🅰️🅰️ vs Inter
⚽️ vs Bayern Munich
🅰️⚽️ vs Real Madrid
🅰️ vs Tottenham