Policia në Malishevë sekuestron armë në dy lokacione - Gazeta Express
string(52) "policia-ne-malisheve-sekuestron-arme-ne-dy-lokacione"

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 15:58

Policia në Malishevë sekuestron armë në dy lokacione

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 15:58

Policia në Malishevë ka njoftuar se në dy lokacione ka sekuestruar armë.

Në Lladroc janë sekuestruar 17 gëzhoja dhe 20 fishekë. Personat e dyshuar kanë pranuar që posedojnë armë dhe kanë dorëzuar një revole dhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar.

“Në lokacionin e parë me datë 12 gusht 2025 në fshatin Lladroc është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Pas ndërmarrjes së veprimeve të menjëhershme, njësia e hetimeve e mbështetur nga njësitë tjera relevante të policisë, ka identifikuar lokacionin dhe personat e dyshuar, ku fillimisht janë sekuestruar 17 gëzhoja dhe 20 fishekë. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është realizuar kontrolli i shtëpive dhe intervistimi i tyre, ku personat e dyshuar kanë pranuar posedimin e armëve dhe kanë dorëzuar një revole dhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar.”

Ndërsa në një vend tjetër pas postimit të një fotografie ku shihet një i mitur me pistoletë, ai është intervistuar. Më pas një familjar i tij, i moshës madhore, e ka pranuar se mban armë dhe e ka dorëzuar atë.

“Ndërsa në lokacionin tjetër , pas postimit të një fotografie në rrjete sociale ku shihej një person mashkull i mitur duke e mbajtur një pistoletë i njëjti është identifikuar dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe zyrtarit të qendrës sociale, ku arma e ekspozuar i takonte një familjari mashkull i moshës madhore, i cili gjatë intervistimit deklaroi që është e tij dhe e dorëzoi vullnetarisht në Policinë e Kosovës.”

“Në koordinim me prokurorin, të dyja rastet janë inicuar rastet “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.”