Uran Ismaili prezanton Listën për Asamblenë e Prishtinës: 70% kandidatë të rinj dhe mbi 40% gra - Gazeta Express
string(92) "uran-ismaili-prezanton-listen-per-asamblene-e-prishtines-70-kandidate-te-rinj-dhe-mbi-40-gra"

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 15:17

Uran Ismaili prezanton Listën për Asamblenë e Prishtinës: 70% kandidatë të rinj dhe mbi 40% gra

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 15:17

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka prezantuar listën e 56 kandidatëve të PDK-së për Asamble Komunale të Prishtinës.

Në njoftim thuhet se lista përbëhet nga profesionistë, arkitektë, urbanistë, dhe qytetarë aktivë nga çdo lagje e Prishtinës, të cilët, sipas Ismailit e njohin nga afër realitetin e qytetit dhe kanë vullnetin për të kontribuar në një qeverisje që ua kthen vendimmarrjen qytetarëve.

Në këtë ekip, në njoftim thuhet se janë mbi 40% janë gra, ndërsa 70% e kandidatëve garojnë për herë të parë, duke sjellë energji të re dhe përfaqësim të gjerë nga Velania në Ulpianë, nga Dardania në Arbëri, nga Bregu i Diellit në Kodër të Trimave e deri te Kolovica dhe Hajvalia.

“Sot e kam nderin t’ju prezantoj me ekipin tim që do t’ju përfaqësojë në Asamblenë e Prishtinës. Një listë me qytetarë aktivë nga çdo lagje e Prishtinës që i njohin problemet e qytetit dhe e kanë vullnetin të bashkëpunojnë për ta bërë Prishtinën një qytet që funksionon”, ka shkruar Ismaili.

Lista e plotë me emrat e kandidatëve për Asamblenë Komunale të Prishtinës: www.kohaperprishtinen.com