Delvina përballë flakëve, mbi 1 mijë banorë evakuohen - Gazeta Express
string(52) "delvina-perballe-flakeve-mbi-1-mije-banore-evakuohen"

Ballina

Gazeta Express

13/08/2025 15:23

Delvina përballë flakëve, mbi 1 mijë banorë evakuohen

Ballina

Gazeta Express

13/08/2025 15:23

Flakët që shpërthyen në Kakodhik dhe iu afruan Delvinës shkaktuan panik mbrëmjen e djeshme, duke rrezikuar puse të rëndësishme të gazit dhe kondensatit.

Forcat zjarrfikëse, ushtria, helikopterët dhe vullnetarët u angazhuan intensivisht për të ndaluar përhapjen e flakëve. Erëra të forta dhe terreni i vështirë komplikuan ndërhyrjen.

Mbi 1 mijë banorë janë evakuuar, ndërkohë që spitali i Delvinës është rikthyer në funksion për t’u përballur me emergjencat.