Dëme nga zjarret nga Jugu në Veri, digjen sipërfaqe pyjore dhe ullishte, policia arreston tre zjarrvënës - Gazeta Express
string(102) "deme-nga-zjarret-nga-jugu-ne-veri-digjen-siperfaqe-pyjore-dhe-ullishte-policia-arreston-tre-zjarrvenes"

Shqiperi

Gazeta Express

13/08/2025 14:41

Dëme nga zjarret nga Jugu në Veri, digjen sipërfaqe pyjore dhe ullishte, policia arreston tre zjarrvënës

Shqiperi

Gazeta Express

13/08/2025 14:41

Në Parkun Natyror të Gërmenjës në Kolonjë zjarri është ende aktiv, ndërsa rreziku më i madh vjen nga shpërthimi i minave në zonën kufitare.

Kjo e bën të pamundur afrimin e drejtpërdrejtë të efektivëve në perimetrin e flakëve, por mbrëmjen e së martës në Park ka mbërriti nga Tirana një grup xhenierësh, i cili po punon në vendngjarje për demontimin e disa minave të konstatuara në territor. Njëkohësisht, autoritetet shqiptare janë në komunikim me palën greke për veprime të koordinuara në menaxhimin e situatës.

Në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz, në qarkun e Shkodrës situata është më e qetë, krahasuar me intensitetin e ditëve të mëparshme. Aktualisht banesat janë jashtë rreziku, ndërsa në terren vijon puna për shuarjen e plotë të flakëve. Për të bërë të mundur izolimin e plotë te vatrave te zjarrit janë angazhuar forcat e ushtrisë, efektivët dhe qytetarë.

Në Krujë një 19 vjeçar përfundoi ne pranga pasi dogji ullishtet e fqinjëve, si pasojë e konflikteve për motive pronësie. Nga përhapja e flakëve në territorin e fshatit, janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme, të mbjella me ullinj. I arrestuari ka patur precedentë kriminal për kultivim të bimëve narkotike dh eishte vënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”

Po ashtu policia arrestoi edhe 2 persona të tjerë. Një 61 vjeçar ne Cakran shkaktoi djegien e një sipërfaqeje të konsiderueshme toke arë, 300 rrënjëve ullinj dhe bimësisë së llojeve të ndryshme

Ndërsa një 58 vjeçar, që ndezi zjarr në tokën e tij në Lushnjë rrezikoi përhapjen e flakëve në një sipërfaqe të madhe. Madje, sipas uniformave blu ai pengoi zjarrfikësit për të shuar zjarrin.