Drenica i zyrtarizon 12 përforcimet e verës, gati për sezonin e ri - Gazeta Express
string(65) "drenica-i-zyrtarizon-12-perforcimet-e-veres-gati-per-sezonin-e-ri"

Futboll

Gazeta Express

13/08/2025 14:17

Drenica i zyrtarizon 12 përforcimet e verës, gati për sezonin e ri

Futboll

Gazeta Express

13/08/2025 14:17

Klubi i futbollit Drenica ka qenë aktiv në afatin kalimtar të verës.

Duke e pasur parasysh se po riktheheshin nga Liga e Parë, Kuqezinjtë e panë të arsyeshme dhe të rrugës të përforcohen duke e pasur parasysh se në Superligë ka më shumë konkurrencë dhe se është më vështirë për të konkurruar.

Për këtë, kryesia e re e klubit i ndërmori masat e duhura dhe bëri intervenime aty ku e pa të arsyeshme trajneri Bylbyl Sokoli, shkruan “Gazeta Express”.

E klubi drenicas sot përmes një postimi në rrjetet sociale i prezantoi 12 përforcimet e verës, përfshirë këtu lojtarë vendorë dhe të huaj.

“Familja e FC Drenica rritet! Këta djem bashkohen në FC Drenica për një sezon plot ambicie, energji dhe fitore! Shihemi në stadium të dielën. Tifozë KUQEZI, me ju në tribuna dhe këta djem, çdo duel është fitore!”, shkroi Drenica në faqen zyrtare të saj në Facebook. /Gazeta Express