Shpërthim me tritol në Durrës - Gazeta Express
string(31) "shperthim-me-tritol-ne-durres-2"

Shqiperi

Gazeta Express

13/08/2025 13:44

Shpërthim me tritol në Durrës

Shqiperi

Gazeta Express

13/08/2025 13:44

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen nr.14 në Durrës.

Policia bën me dije se shpërrthimi është raportuar në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. Gj., 66 vjeç. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. Gj., 66 vjeç, në lagjen nr. 14, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë pati vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.