Përfaqësuesi amerikan në Komitetin Ushtarak të NATO's vjen në Kosovë, arsye raportet SHBA -Ministri e Mbrojtjes - FSK - Gazeta Express
string(112) "perfaqesuesi-amerikan-ne-komitetin-ushtarak-te-natos-vjen-ne-kosove-arsye-raportet-shba-ministri-e-mbrojtjes-fsk"

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 13:41

Përfaqësuesi amerikan në Komitetin Ushtarak të NATO’s vjen në Kosovë, arsye raportet SHBA -Ministri e Mbrojtjes – FSK

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 13:41

E Ngarkuara me Punë në ambasadën e SHBA’së në Kosovë, Anu Prattipati, ka mirëpritur gjeneral- brigade Sean Flynn, përfaqësues ushtarak i ShBA’së në detyrë në komitetin ushtarak të NATO’s.

Ambasada ka thënë se Flynn gjatë vizitës së tij në Kosovë do të mësojë më shumë rreth zhvillimeve në marrëdhëniet mes SHBA’së dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK’së.

Ai do të takohet me personelin amerikan në Bondsteel.

“Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Gjeneral Brigade Flynn do të mësojë më shumë rreth zhvillimeve në marrëdhëniet dypalëshe të SHBA-së me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe do të takohet me personelin amerikan në Kampin Bondsteel që mbështet misionin e Forcës së NATO-s në Kosovë – KFOR.”