Kryeziu: Albulena Haxhiu do të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit - Gazeta Express
string(69) "kryeziu-albulena-haxhiu-do-te-jete-kandidate-per-kryetare-te-kuvendit"

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 12:14

Kryeziu: Albulena Haxhiu do të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 12:14

Ministrja në detyrë, Albulena Haxhiu, pritet të jetë sërish kandidate e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit. Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu, tha se Haxhiu nuk duhet të ndryshohet për shkak të insistimit të partive ish-opozitare.

‘’ Nuk ia vlenë që Albulena Haxhiu të ndryshohet për teket e partive opozitare të cilat i kanë ndryshuar qëndrimet, veprimet e mendimet dhe e tyre sa herë që një situatë ka shkuar në përfitimet e tyre personale. Për mua personalisht ka qenë pak shqetësuese se pse është vendosur tri herë  kur një gjë të tillë nuk e gjejmë askund të kushtetutë njëjtë sikurse as në rregulloren e punës së Kuvendit. Nëse tri herë, atëherë pse nuk e kanë lënë të provohet vetëm një herë emri i kandidatit ose pse jo 5 herë, pse jo 8 herë”., tha Kryeziu për rtv21.