Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Shkallë të Konispolit, ku dy motorë janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë, ka humbur jetën një nga drejtuesit, 70-vjeçari Urim Çaze. Tjetri, Besnik Arapi, është plagosur dhe është dërguar në spital.
Policia dhe ambulanca mbërritën menjëherë në vendngjarje. Hetimet për shkaqet e aksidentit janë në vijim.