Përfundon seanca ndaj të dyshuarit për vrasjen e Enver Bajraktarit - Gazeta Express
string(66) "perfundon-seanca-ndaj-te-dyshuarit-per-vrasjen-e-enver-bajraktarit"

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 12:08

Përfundon seanca ndaj të dyshuarit për vrasjen e Enver Bajraktarit

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 12:08

Ka përfunduar seanca ndaj Top Kolshit, të dyshuar për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit.

Gazetari i T7, Çlirimtar Morina, po qëndron atje dhe sjellë pamje:

Kolshi u arrestua të martën, pas kontrolleve të kryera në fshatin ku ndodhi edhe vrasja.

“Pas ndalimit në Polici dhe dhënies së deklaratës, i dyshuari ka pranuar veprimet e tij dhe kryerjen e veprës penale”, u tha në njoftimin e përbashkët të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës.

Më 4 gusht, Bajraktari ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij. Një ditë më vonë, në Baicë ishte gjetur një trup i pajetë i varrosur në një arë. Më pas u konfirmua se viktima ishte Enver Bajraktari.