Çitaku reagon për emërimin e anëtarit të VV'së në krye të ATK'së: Shokët e familjarët vetëm për dasma, apo? - Gazeta Express
string(102) "citaku-reagon-per-emerimin-e-anetarit-te-vvse-ne-krye-te-atkse-shoket-e-familjaret-vetem-per-dasma-apo"

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 11:52

Çitaku reagon për emërimin e anëtarit të VV’së në krye të ATK’së: Shokët e familjarët vetëm për dasma, apo?

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 11:52

Deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas emërimit të anëtarit të VV’së Mentor Hyseni në krye të ATK’së.

Ajo ka thënë se “e vetmja e mirë e Qeverisë Kurti 2 është demistifikimi i Albin Kurtit”.

“Albin Kurti paska emëruar militantin partiak, ish-kandidatin për deputet Mentor Hyseni, drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës, një prej institucioneve më të rëndësishme në vend. Ja pra, këta që nga opozita bënin betejë kundër nepotizmit e klientelizmit, dhe e kishin gojën plot meritokraci e parime, me të ardhur në pushtet u zhveshën nga çdo vlerë që predikonin. Ende besoj se e vetmja e mirë e Qeverisë Kurti 2 është demistifikimi i Albin Kurtit. Shokët e familjarët vetëm për dasma, apo?”, ka shkruar ajo.