Shkëndija do ta vazhdojë eksperiencën evropiane, e kërkon fazën e ligës në Ligën e Evropës - Gazeta Express
string(89) "shkendija-do-ta-vazhdoje-eksperiencen-evropiane-e-kerkon-fazen-e-liges-ne-ligen-e-evropes"

Futboll

Gazeta Express

13/08/2025 11:31

Shkëndija do ta vazhdojë eksperiencën evropiane, e kërkon fazën e ligës në Ligën e Evropës

Futboll

Gazeta Express

13/08/2025 11:31

Shkëndija i dha fund mbrëmë eksperiencës në Ligën e Kampionëve pas humbje së përgjithshme nga Qarabag me rezultat 1:6 në rrethin e tretë kualifikues të kësaj gare.

Sidoqoftë, eksperienca evropiane për skuadrën tetovare nuk ka marrë fund këtu, shkruan “Gazeta Express”.

Kuqezinjtë do t’i vazhdojnë garat në Ligën e Evropës, ku do të luajnë në “play-off”.

Aty i pret Ludogoretsi, një kundërshtar i vështirë, por jo edhe i pakalueshëm.

Synim i tetovarëve është që ta kalojnë këtë pengesë dhe ta shkruajnë historinë duke u kualifikuar në fazën e ligës në Europa League.

Trajneri Jeton Beqiri është shprehur optimist në konferencë për shtyp mbrëmë pas eliminimit nga Championsit.

“Patjetër se do të mundohemi ta japim maksimumin edhe në situatën kur do të luajmë në ‘play-off’-in e Europa League, për shkak se nuk është një nivel i ulët, është një nivel shumë i mirë. Ne do të mundohemi ta japim maksimumin, gjithashtu e kemi edhe kampionatin e Maqedonisë, ku duhet të jemi të fokusuar që mos të ngelemi mbrapa në tabelën e klasifikimit. Për ne është një situatë ku nga çdo ndeshje do të jetë një mësim dhe duhet të fitojmë eksperiencë nga ndeshjet evropiane këtë verë”, u shpreh ai.

Shkëndija bëri paraqitje mbresëlënëse në Evropë në këtë sezon dhe ishte afër historisë për të shkuar në fazën e “play-off”-it në Champions. /Gazeta Express