Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka dalë me një thirrje urgjente për evakuim për banorët e disa zonave të rrezikuara nga zjarret.
“Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë, u bëjmë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta”, tha Ministria.
Shqipëria është duke u përballë me një gjendje të vështirë zjarresh, si pasojë e të cilave një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë kërkuar ndihmë në ditët e fundit.
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...