Trajneri i Shkëndijës pas eliminimit nga Championsi: Nuk luajtëm si duhet... - Gazeta Express
string(72) "trajneri-i-shkendijes-pas-eliminimit-nga-championsi-nuk-luajtem-si-duhet"

Futboll

Gazeta Express

13/08/2025 11:22

Trajneri i Shkëndijës pas eliminimit nga Championsi: Nuk luajtëm si duhet…

Futboll

Gazeta Express

13/08/2025 11:22

Shkëndija u eliminua mbrëmë nga Liga e Kampionëve pas humbjes nga Qarabag me rezultat 1:5, ndërsa e kishte humbur edhe ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues në Shkup javën e kaluar me rezultat 0:1.

E pas ndeshjes së mbrëmshme në konferencë për shtyp foli trajneri i ekipit tetovar, Jeton Beqiri, shkruan “Gazeta Express”.

“Si fillim dua ta uroj ekipin e Qarabagut për kualifikimin në play off të Ligës së Kampionëve. Besoj se ishte një ndeshje që ata e merituan më shumë. Ne kishim një pjesë të parë të dobët, ku përveç dominimit fizik që kishte ekipi vendas, ne pësuam edhe gola shumë të lehtë.”

“Dhe mos të harrojmë se luajmë në xhiron e tretë dhe në këto nivele nëse pranon kështu gola siç pranuam ne sot, nuk ke asnjë lloj mundësie për kualifikim. Unë dua që ne të qëndrojmë me këmbë në tokë, kur ekipi luan keq, normal se përgjegjësi kryesor jam unë.”

“Dhe unë bisedova me futbollistët, ne duhet të përmirësohemi, duhet t’i pranojmë kritikat ashtu siç pranonim uratat për rezultat e arritura. Duke mësuar, duke punuar, kjo ndeshje duhet të na shërbejë si shkollë për të ardhmen.”

Shkëndija bëri paraqitje mbresëlënëse në Evropë në këtë sezon dhe ishte afër historisë për të shkuar në fazën e “play-off”-it në Champions.

Sidoqoftë, këtu nuk merr fund krejt eksperienca evropiane për Shkëndijën, e cila do të luajë në “play-off” të Ligës së Evropës kundër PFC Ludogorets në kërkim të fazës së ligës në garën e dytë më prestigjioze të futbollit evropian. /Gazeta Express