Delvinë/ Ushtarë dhe zjarrfikës të rraskapitur, mbi 48 orë pa gjumë në luftë me flakët (FOTOLAJM) - Gazeta Express
string(93) "delvine-ushtare-dhe-zjarrfikes-te-rraskapitur-mbi-48-ore-pa-gjume-ne-lufte-me-flaket-fotolajm"

Shqiperi

Gazeta Express

13/08/2025 11:08

Delvinë/ Ushtarë dhe zjarrfikës të rraskapitur, mbi 48 orë pa gjumë në luftë me flakët (FOTOLAJM)

Shqiperi

Gazeta Express

13/08/2025 11:08

Pamje të rënduara janë parë në mëngjesin e sotëm në Delvinë, ku dhjetëra ushtarë dhe zjarrfikës të rraskapitur nga puna pa pushim, ishin shtrirë përtokë, në stola e bordura, të lodhur pas orëve të gjata në luftë me zjarret.

Shumë prej tyre nuk kanë fjetur prej dy ditësh, ndërsa të tjerë punojnë prej javësh çdo ditë në kushte ekstreme, të dehidratuar, me veshje të djegura dhe pa ushqim të mjaftueshëm. Mes tyre ka edhe të rinj 18-20 vjeç, që përballen me flakët në terrene të vështira dhe pa mjetet e duhura.