Vladimir Putin diskuton me Kim Jong Un në telefon para takimit me Donald Trumpin - Gazeta Express
string(80) "vladimir-putin-diskuton-me-kim-jong-un-ne-telefon-para-takimit-me-donald-trumpin"

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 10:57

Vladimir Putin diskuton me Kim Jong Un në telefon para takimit me Donald Trumpin

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 10:57

Vladimir Putin dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, diskutuan samitin e ardhshëm të presidentit rus me Donald Trump në një bisedë telefonike dje, sipas mediave shtetërore ruse Tass, shkruan CNN.

“Presidenti rus gjithashtu ndau me Kim Jong Un informacione në kontekstin e bisedimeve të tij të ardhshme me presidentin e SHBA-së, Donald Trump”, tha shërbimi për shtyp i Kremlinit, sipas Tass.

Gjatë bisedës, Putini raportohet se e falënderoi sërish Kimin për mbështetjen e e vazhdueshme të Phenianit në luftën në Ukrainë.

“Presidenti rus e vlerësoi lart edhe një herë mbështetjen e dhënë nga Republika Popullore Demokratike e Koresë dhe guximin, heroizmin dhe shpirtin vetësakrifikues të treguar nga personeli i Ushtrisë Popullore të Koresë në çlirimin e Kurskut, një pjesë e territorit rus”, raportoi media shtetërore koreano-veriore KCNA.

Koreja e Veriut e ka mbështetur Rusinë në luftën kundër Ukrainës duke dërguar trupa dhe furnizuar me armë për t’i forcuar përpjekjet e saj. Një vlerësim i inteligjencës ukrainase i parë nga CNN në korrik tha se pritej që Koreja e Veriut t’i dërgonte deri në 35,000 trupa shtesë për të luftuar me Rusinë, duke trefishuar numrin e dislokuar më parë.

Koreja e Veriut ka zhvilluar lidhje më të ngushta me Rusinë vitet e fundit, duke nënshkruar vitin e kaluar një traktat mbi partneritetin strategjik gjithëpërfshirës, i cili siguroi bazën për dërgimin e trupave të Phenianit në Rusi.

Putin dhe Kim zhvilluan bisedën telefonike për ta shënuar 80-vjetorin e çlirimit të Koresë nga kolonializmi japonez, thanë mediat shtetërore në të dy vendet.

Dy liderët janë pajtuar të kenë “kontakte më të ngushta në të ardhmen”, sipas KCNA.