Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të mbërrijë sot në Berlin, sipas medias shtetërore ukrainase Ukrinform, ku do t’i bashkohet një thirrjeje virtuale mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderëve europianë, shkruan CNN.
Konferenca me video zhvillohet dy ditë para se Trump të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në Alaskë për të diskutuar përfundimin e luftës së Kremlinit në Ukrainë.
Pritet që Putini ta shfrytëzojë takimin në Bazën e Përbashkët Elmendorf-Richardson, në skajin verior të kryeqytetit të Alaskës, Anchorage, për të kërkuar që Ukraina të lëshojë territor në këmbim të një armëpushimi.
Zelensky e ka hedhur poshtë mundësinë që t’i japë tokë Rusisë. Ai do ta zhvillojë një takim dypalësh me kancelarin gjerman Friederich Merz gjatë qëndrimit në Berlin.